Art&Argëtim

“Shqipëria, fëmija introvert dhe i vetmuar i Europës”, blogeri amerikan i kushton një mini dokumentar vendit tonë

30 Shtator 2019, 11:10 Nga DOSJA
“Shqipëria, fëmija introvert dhe i vetmuar i

KALIFORNI – Paulo Barbato është emri i 28-vjeçarit i cili ka rreth 1,7 milionë ndjekës në kanalin e tij në you tube.

Paulo është një bloger i ri , ku në kanalin e tij, publikon vende të ndryshme në botë, dhe informon mbi historinë dhe veçantinë e tyre.

Videot e tij marrin me miliona klikime, dhe projektet e tij janë një risi e cila nuk është bërë më parë nga blogerët ë tjerë.

Midis të tjerave, Paulo ka zgjedhur dhe Shqipërinë, si një nga vendet pjesëmarrëse në projektin e tij.

Në një video të shkurtër, ai përshkruan një pjesë të historisë shqipëtare, duke thënë se Shqipëria në fillimet e saj si shtet i pavarur, i ngjasonte atij fëmijës së urtë në shkollë, i cili nuk kishte asnjë shok, qëndronte vetëm dhe ishte i mbyllur në vetëvete.

Ai e bën këtë krahsim pasi në një periudhë në historinë e vëndit tonë, Shqipëria nuk kishte as edhe nje aleat të vetëm në botë.

Me pas blogeri citon se gabimi kryesor i Shqipërisë, ishte se ajo zgjodhi të kryente aleancë më Kinën, kur dhe Rusia ia kishte ofruar diçka të tillë, por ne e refuzuam atë.

Paulo përmend gjithashtu copëtimin e vendit tonë, nga vendet e tjera kufitare me ne, ai flet për 700.000 bunkerët e ndodhur, si dhe tregon që gjuha shqipe është një nga gjuhët më të veçanta dhe më të lashta në botë.

28-vjeçari në përshkrimin e vendit tonë, tha se Shqipëria është vendi i parë në botë që u vetë shpall si një vend ateist, edhe pse tani nuk është më i tillë.

Video e tij mbi vendin tonë u pëlqye nga shumë njerëz, shumica e të cilëve nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për vendin tonë.

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture dokumentar historia shqipetare shiperia dokumentar historia shqipetare shiperia

Sondazh

Poll