Art&Argëtim

Ndaloni përdorimin e mikrovalës! Rrezatimi i saj ndikon drejtpërdrejtë në zemrën tuaj

30 Shtator 2019, 14:14 Nga DOSJA
Ndaloni përdorimin e mikrovalës! Rrezatimi i saj ndikon

ONTARIO – Dr. Magda Havas e cila njëkohësisht është dhe pedagoge e universitetit Trent në Ontario,  ka kryer disa kërkime shkencore të ndryshme, për efektet anësore që krijon rrezatimi i mikrovalës në trupin e njeriut.

Lloji i rrezatimit të përdorur për ngrohjen e ushqimeve nga mikrovala, është i njëjtë me atë të rrezatimit elektromagnetik që krijohet gjatë kohës kur në kryejmë një telefonatë.

Rreziku nuk qëndron në vetë mikrovalën si objekt, por në ushqimin e krijuar prej saj.

Mikrovala ngroh ushqimin duke përdorur rreze elektromagnetike, në momentin kur këto rreze bien në kontakt me ushqimin, ato e ndryshojnë totalisht përbërien e tij, duke hequr çdo proteinë apo fibër ushqyese, dhe duke i zëvëndësuar ato me valë elektro-magnetike.

Kur njeriu e konsumon këtë ushqim, fizionomia e tij e brendeshme ndryshon gjithashtu.

1 – Nëse gatuan perime në mikrovalë, rrezatimi i saj shkakton çlirimin e radikaleve të lira mbi ushqim, të cilat janë faktorë për krijimin e kancerit.

2 – Sistemi juaj limfatik kompromizohet duke shkaktuar kështu një degjenerim të sistemit tuaj imuntar.

3-  Ushqimet e gatuara apo të ngrohura në mikrovalë, nuk kanë më asnjë vlerë ushqyese.

4- Rrezet elektromagnetike të krijuara nga mikrovala, ndryshojnë mënyrën sesi trupi juaj  absorbon sheqerin.

5- Ndryshimet molekulare të bëra në ushqim nga rrezatimi i mikrovalës, janë faktorë kyç për krijimin e kancerit të zorrës së trashë, dhe stomakut.

Përdorimi i mikrovalës, ka një impakt direkt në trupin tonë. Ajo ndikon në sistemin tonë nervor, në sistemin tonë imunitar dhe në gjak, gjithashtu rrezet elektro magnetike të mikrovalës janë një burim i pastër i formimit të kancerit.

Burimi: Daily Health Post

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim keshilla mikrovala shendeti fizik keshilla mikrovala shendeti fizik

Sondazh

Poll