Art&Argëtim

E çuditshme, kanabisi shumë i rëndësishëm për kurimin dhe trajtimin e kancerit!

30 Shtator 2019, 10:51 Nga DOSJA

AMERIKË – Kanabisi ( kanabis sativa ) ose siç njihet ndryshe Marijuana/ Hashashi , është një bimë e cila i ka rrënjët e saj në Azinë qëndrore.

Kanabisi përmban kanabinoidët, të cilat janë përbërsit aktiv të kanabisit, që shkaktojnë një sërë efektesh tek sistemi ynë nervor dhe qëndror. Ato njihen ndryshe edhe si fitokanabinoide.

Kanabinoidi më i rëndësishëm është THC-ja Delta-9, i cili së bashku me kanabidolin CBD (një kanabinoid mjaft i rëndësishëm edhe ky), japin një sërë efektesh në trupin e njeriut.

Këto efekte sipas kërkimeve të bëra, janë të rëndësishëm në trajtimin e simptomave të kancerit, si dhe kurimit të tij.

Disa nga efektet e kanabisit janë :

1 – Aktivitet antitumorial : Kanabinoidet pengojnë rritjen e tumorit, duke vrarë qelizat kancerogjene të gjetura në trup.

Studimet e bëra tek minjtë, tregojnë se kanabinoidet mund të parandalojnë kancerin e zorrës së trashë, si dhe mund të ulin në mënyre të ndjeshme efektet anësore të tij.

2 –  Anti inflamatore, dhe lehtësuese dhimbjesh

Kanabinoidët sipas studimeve të kryera, nuk lejojnë inflamimin e zonave të prekura nga sëmundjet kancerogjene, si dhe ato janë një qetësues natyral i menjëhershëm i dhimbjeve, jo vetëm të atyre që sjell tumori por i një sërë sëmundjesh të ndryshme.

3- Parandalon të vjellat

Pacientët që vuajnë nga sëmundjet e kancerit apo tumorit, e dinë se një ndër gjërat më të vështira për tu kaluar është efektet konstante të marrjes së mëndjes, dhe të vjellurit.

Kanabidoli luan një rol fantastik në evtimin deri ne 100 përqind të këtyre simptomave, ai prandalon te vjellurat dhe heq ndjesinë e marrjes së mendjes.

4- Stimuluese oreksi

Një problem mjaft i madh që i shoqëron pacientet me sëmundje tumoriale apo kancer, është humbja e madhe në peshë, dhe mungesa e theksuar e oreksit.

THC Delta-9, e gjetur në kanabis, është një stimulues mjaft i mirë i oreksit. Kërkimet e bëra, treguan se efekti i kanabisit ishte i njëjtë me atë të një terapie standarte.

Kimioterapia e përdorur nga pacientët me kancer ose tumor, është një proçes mjaft i dhimbshëm, dhe gjithashtu dhe mjaft i kushtueshëm.

Legalizimi i marijuanës, dhe futja e saj në trajtimet shëndetësore, do të eleminonte kimioterapinë, njerëzit nuk do të shpenzonin më aq shumë për tu kuruar nga kanceri, dhe rruga e shërimit të tyre do të ishtë më pak e dhimbshme, nësë do të përdornin kanabisin dhe nën produktet e tij.

Burimi: Healthy foodhouse

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete kanabinoide kanabisi dhe kanceri kanabisi kuron tumorin kimioterapia shendeti fizik kanabinoide kanabisi dhe kanceri kanabisi kuron tumorin kimioterapia shendeti fizik

Sondazh

Poll