Art&Argëtim

3 muaj më parë foto intime me Rudina Dembacajn, pas tradhtisë xhiro me jaht dhe trup muskuloz! Ja si po e përjeton Aleksi nd

30 Shtator 2019, 10:34 Nga DOSJA
3 muaj më parë foto intime me Rudina Dembacajn, pas tradhtisë

TIRANË– Kryefjalë e medias rozë këto kohë ka qenë ndarja e Rudina Dembacajt me bashkëshortin, por nëse jeni kuriozë se s’i po e pasqyron këtë periudhë të jetës Aleksandër Varfaj, mësojeni më poshtë.

Me një shikim të shpejtë në profilin në rrjete sociale, të Aleksit mund të nxjerrim në pah disa të vërteta. Postimi i tij i fundit me aktoren është 14 javë më parë. Një foto romantike që tregon momente intime të çiftit në ujë, nën perëndimin e diellit.

Pas këtij postimi, Aleksi nga një bashkëshort i përkushtuar ka postuar video me jetë prej beqari. Netë të kaluara jashtë, xhiro me jaht dhe foto nga palestra, ku tregon trupin muskuloz, bashkëshorti i Rudina Dembacajt duket sikur ka ndryshuar.

 

 

Nuk eshte Bmw po ne det ecen #sun #sea #friends #skaf #vacation mode

A post shared by Aleksander Varfaj (@aleksander_varfaj) on


Një mbrëmje e kaluar jashtë nën dritën e hënës, Aleksandër Varfaj bën postime ndryshe nga ato të mëparshmet.

“Pasqyrë moj pasqyrë në mur, do të ngrihem gjithmonë pasi të bie. Dhe pavarësisht nëse vrapoj, eci apo duhet të zvarritem, do t’i vendos qëllimet e mia dhe do t’i arrij të gjitha,”- shkruan Aleksandër Varfaj në postimin e fundit në profilin e tij në rrjete sociale. Postim ky, të cilin aktorja Dembacaj e ka pëlqyer.

S’e si qëndron e vërteta e çiftit, të cilët u bënë pjesë e një vorbulle tradhtije, ende nuk e dimë, por mes tyre ka ende komunikim, dhe kjo dallohet lehtë.

Ndarja e Rudina Dembacajt nga bashkëshorti i saj (Lexo këtu), Aleksandër Varfaj ka qenë qendra e vëmendjes në median rozë. Një ndarje e cila përflitet si një tradhti nga ana e aktores Dembacaj, me një ish-deputet të njohur e problematik shqiptar.

Por, pas shpërndarjes me shpejtësi të lajmit, vetë Rudina Dembacaj, e kontaktuar nga Xing.al preferoi të mos fliste dhe tha se do të jepte një reagim publik kur ta ndjente të nevojshme dhe kur të ishte gati.

Veprime dhe reagime që nuk priteshin erdhën nga bashkëshorti i Dembacajt, i njohur si Aleksi, i cili fill pas ndarjes publikoi një video, në sfondin e të cilin dukej aktorja e humorit, bashkë me vajzën e saj duke luajtur tek lodrat. Aleksandër Varfaj publikoi video, të cilën e shoqëroi me dy zemra (Lexo këtu).

Një postim ky, që konfuzoi të gjithë ndjekësit, pas lajmit të ndarjes dhe tradhtisë së Rudina Dembacajt me ish-deputetin.

Por, ndërsa Rudina nuk poston asgjë në lidhje me lajmin e fortë që qarkullon mbi jetën e saj private, Aleksandër Varfaj nuk ndalet. Një postim i radhës, në të cilën shfaqej një artikull gazete (Lexo këtu), me titullin e ditën: Aleksi s’e pranon divorcin. Kështu shkruhej ndër të tjera në gazetën e njohur shqiptare, të cilën bashkëshorti i aktores e postoi, bashkëngjitur me dy emoji,habie dhe të qeshure.

Se çfarë nënkuptonte kjo, nuk e kuptuam! Megjithatë mund të themi se përcjell dy mesazhe. Ose Aleksi është ndarë miqësisht dhe e ka pranuar fundin e lidhjes me aktoren, ose ai pretendon se asnjëra nga këto nuk ekziston, dhe janë thjeshtë fjalë.

(R.L/Dosja.al)

 

           

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aleksandër varfaj ndarja e rudina dembacajt rudina dembacaj rudina dembacaj tradhti aleksandër varfaj ndarja e rudina dembacajt rudina dembacaj rudina dembacaj tradhti

Sondazh

Poll