Art&Argëtim

Mercedezi i dhuruar nga Hitleri, i vetmi objekt që mbijetoi nga pasuria që mori me vete familja e Mbretit Zog (FOTO)

30 Shtator 2019, 11:12 Nga DOSJA
Mercedezi i dhuruar nga Hitleri, i vetmi objekt që mbijetoi nga pasuria

Mercedezi i dhuruar nga Hitleri ishte i vetmi objekt që mbijetoi nga gjithë pasuria personale që ishte marrë me vete nga familja mbretërore, aq sa gjyshja e Geraldinës e shihte atë si një ogur të keq. Nuk ishte e lehtë të udhëtoje në mes të luftës në rrugët e Londrës me një makinë krenare gjermane dhe konsumuese të madhe benzine, që në Anglinë e luftës jepej vetëm me tollon.

Geraldina dhe gjyshja e saj e shitën pa e njoftuar Zogun. Dikush u ofroi një çek për Mercedesin por doli që ai ishte i rremë. Policia arriti ta gjejë në garazhin e një skocezi që e kishte blerë për 800 paund. Zogu u detyrua t’i jepte këto para në dorë pronarit të ri dhe risolli me triumf në garazhin e shtëpisë “Parmoor”, mercedezin e tij. Pak kohë më pas, duke respektuar dëshirën e Geraldinës, ai e fali mercedezin tek Kryqi i Kuq.

*Shënim: Shkrimi është marrë nga Facebook i Erald Kaprit

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur mbreti zog merecedezi mbreti zog merecedezi

Sondazh

Poll