Art&Argëtim

Justin Bieber martohet me Hailey Baldwin, ja disa nga detajet e dasmës super luksoze!

30 Shtator 2019, 11:50 Nga DOSJA

AMERIKË- Super stari amerikan i muzikës pop, Justin Bieber martohet zyrtarisht këtë të hënë, me të fejuaren e tij, modelen e shumë njohur Hailey Baldwin.

Pavarsisht se ata i kanë kryer celebrimet e tyre në mënyrë të fshehtë, vjeshtën e tetorit të kaluar, çifti ka vendosur që të kryejë edhe një martesë tradicionale për hir të dashurisë së tyre, si dhe në nder të shoqërisë dhe familjes.

Dasma e tyre, do të zhvillohet sot, në një hotel super luksoz, të quajtur ‘Montage Palmetto Bluff’ në Karolinën e veriut.

Paçka se tashmë çdo gjë duket perfekte në oraganizimin e dasmës, planifikimi i saj ka qenë mjaft kaotik, dhe ka pasur shumë probleme.

Çifti  nuk  është treguar aspak i qëndrueshëm, duke ndërruar mendje mbi 20 herë për vendin ku do të zhvillonin dasmën, si dhe për çdo detaj të vogël të dasmës së tyre.

Shpesh herë, njerëzit e pranishëm në hotelin ku do të zhvillohet dasma, janë ankuar dhe disa dhe janë larguar nga qëndrimi i tyre në hotel, për shkak se shumë restorante, pishina kryesore, dhoma e masazhit e të tjerë, ishin të bllokuara dhe të rezervuara për dasmën, që disa ditë më parë, duke bërë që klientët e tjerë të hotelit, të irritoheshin pasi nuk ishin lajmëruar për këtë gjë.

Në listën e të ftuarve të dasmës, janë dhe emrat e Kendall Jenner, motrave Hadid , si dhe emrat e shumë njerëzve të tjerë të njohur.

Burimi:Vulture

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dasma luksoze hailey baldwin justin bieber dasma luksoze hailey baldwin justin bieber

Sondazh

Poll