Bota

Kosova kalon me sukses fazën e parë të anëtarësimit në KiE, deputetët e opozitës ngrenë dolli në Strasburg

Arben Gashi i LDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së, Ariana Musliu – Shoshi nga PDK dhe deputeti turk Enis Kervan, janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit pas përparimit që bëri Kosova drejt arritjes së anëtarësimit në KiE.

24 Prill 2023, 16:53 Nga a.l

 

Kosova kalon me sukses fazën e parë të anëtarësimit
Deputetët e opozitës në Kosovë

 

KOSOVË- Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës. Për të festuar këtë hap të rëndësishëm për Kosovën, deputetët e opozitës kanë gritur një dolli nga Strasburgu. Arben Gashi i LDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së, Ariana Musliu – Shoshi nga PDK dhe deputeti turk Enis Kervan, janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit pas përparimit që bëri Kosova drejt arritjes së anëtarësimit në KiE.

Bashkë festojmë”, ka shkruar Gashi krahas fotos.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës votoi me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.  Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022. 

kosova ne keshillin e evropes

Sondazh

Poll