Sport

City e bleu për 50 milionë euro, por ai nuk luan. 'Justifikimi' i Pep Guardiolas...

Manchester City ka nënshkruar me gjashtë lojtarë në sezonin 2022/23.

23 Prill 2023, 08:04 Nga DOSJA
City e bleu për 50 milionë euro, por ai nuk luan.

ANGLI - Në verë, “Qytetarët” morën në skuadër edhe Kalvin Phillips, mbrojtësin e Leeds-it, për 49 milionë euro, kohë në të cilën vlera e tij, sipas faqeve të specializuara, ishte 50 milionë. Tani, anglezi vlerësohet nga Transfermarkt në 35 milionë.

Që kur iu bashkua Manchester Cityt, Phillips ka bërë vetëm 15 ndeshje dhe ka regjistruar vetëm 390 minuta në ekipin e Etihad nga gjithsej 1350 minuta.

Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, ka folur për situatën në të cilën ndodhet Kalvin Phillips dhe ka saktësuar se futbollisti ende nuk ka arritur të përshtatet me sistemin e lojës së Manchester Cityt.

“Kalvin ka ende nevojë për ritëm në hapësira të shkurtra. Mungesa e Kalvinit më të mirë ndihet, kjo është një arsye pse ai nuk luan. Sigurisht që lojtarët do të vijnë dhe do të thonë se duan të luajnë, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të sigurt që ata të jenë në gjendjen e duhur”,- ka thënë Pep Guardiola, përcjell GOAL.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Prill 2023, 21:56

“Mahrez? Bën humor kur nuk luan”...

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur i kënaqur me fitoren 3-0 ndaj Sheffield United, e cila i çon “Qyt...