Sport

Stefano Pioli zbulon kur 'luani' Ibrahimovic do të kthehet në fushë...

Zlatan Ibrahimovic (41 vjeç) kuotohet me dy milionë euro, sipas faqeve të specializuara të internetit.

23 Prill 2023, 07:46 Nga DOSJA
Stefano Pioli zbulon kur 'luani' Ibrahimovic do të kthehet

ITALI - “Luani”suedez ka pësuar një dëmtim pas ndeshjeve të kombëtares në kualifikueset për Europianin e vitit 2024. Asokohe shtypi italian shkruante se muaji prill ishte “në rrezik” për sulmuesin e Milanit.

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli foli në një konferencë për shtyp dhe theksoi faktin se Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në skuadër dhe është mirë, edhe nëse nuk do të jetë në gjendje të luajë 90 minutat e plota në një ndeshje.

“Ibra është në skuadër: ai është i kufizuar në autonomi, por kjo është në rregull”, tha Pioli, cituar nga Tuttomercatoweb.

Këtë sezon, Zlatan Ibrahimovic ka bërë vetëm katër ndeshje dhe ka arritur të shënojë një gol. Megjithatë, futbollisti me eksperiencë ka qenë i dëmtuar vitin e kaluar, por nuk pranon t’i thotë lamtumirë futbollit ende!

Sipas Footbercato, cituar nga gazetarët e GOAL, drejtuesit e San Siros nuk do ta zgjasin më marrëveshjen me Zlatan Ibrahimovic në fund të qershorit, kur yllit suedez i skadon edhe kontrata.

Kjo do të thotë se veterani do të jetë pa ekip. Zlatan Ibrahimovic pati një tjetër përpjekje për t'u tërhequr në vitin 2018 kur u largua nga Manchester United për në Los Angeles Galaxy.

Te AC Milan ai u kthye në janar 2020 dhe e ndihmoi skuadrën të fitonte Scudetton e tyre të parë që nga sezoni 2010/11. “Luani” ka 93 gola dhe 35 asistime në 163 ndeshje për kuqezinjtë. 

Zlatan Ibrahimovic luajti gjatë gjithë karrierës së tij në skuadra si FBK Balkan, Malmo FF, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, ​​AC Milan, Paris Saint-Germain, Manchester United, LA Galaxy.

Ai bëri më së shumti ndeshje për skuadrën pariziene, PSG. Suedezi ka bërë 180 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 156 gola dhe të asistojë në 61 situata, në rreth 15.000 minuta të kaluara në klubin francez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Prill 2023, 21:56

“Mahrez? Bën humor kur nuk luan”...

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur i kënaqur me fitoren 3-0 ndaj Sheffield United, e cila i çon “Qyt...