Sport

FA Cup/ Manchester City është finalisti i parë, ëndrra e Sheffield përfundon…

“Qytetarët” triumfojnë 3-0 falë ‘hat-trick’-ut të Mahrez, tani në pritje të finalistit tjetër mes Brighton dhe Manchester United.

22 Prill 2023, 21:13 Nga DOSJA
FA Cup/ Manchester City është finalisti i parë, ëndrra e

ANGLI - Manchester City shkon në finalen e FA Cup. “Qytetarët” triumfojnë në gjysmëfinale 3-0 ndaj Sheffield United. 

Riyad Mahrez, autor i një ‘hat-trick’: algjeriani shënoi në minutën e 43-të me një penallti të fituar nga Bernardo Silva, më pas dyfishon epërsinë në minutën e 61-të dhe e merr topin në shtëpi pesë minuta më vonë, me një asistim të Grealish. Skuadra e Guardiolës tani mezi pret gjysmëfinalen tjetër, Brighton-Manchester United, të planifikuar për të dielën.

Manchester City është në finalen e Fa Cup: Skuadra e Guardiolës eliminon në gjysmëfinale Sheffield United, me rezultatin e jashtëzakonshëm 3-0. Sheffield përpiqet të befasojë kundërshtarët që në minutat e para, me presion të lartë dhe agresion të mirë. 

Ofensiva e tyre nuk zgjati shumë, pasi “Qytetarët” morën kontrollin e ndeshjes dhe posedimin e topit. Haaland është i mbuluar mirë nga mbrojtja kundërshtare, e cila nuk i jep mundësi të qarta skuadrës së Guardiolës. 

Pak pas gjysmë ore, Sheffield rrezikoi edhe të kalonte në avantazh, por Ndiaye gjuajti Ortegën nga disa hapa larg. Pak para fishkëllimës së dyfishtë, ndeshja u zhbllokua: në minutën e 43-të Mahrez e shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Bernardo Silva.  Man.City shkon në dhomat e zhveshjes në avantazh 1-0.

Në pjesën e dytë, “Qytetarët” vazhdojnë të administrojnë, duke kërkuar vazhdimisht golin e dytë. Dhe Mahrez godet sërish: zbritja e algjerianit, i cili shfaqet përballë Foderingham dhe dyfishon epërsinë në minutën e 61-të. Pesë minuta më vonë Mahrez përfundoi ‘hat-trick’-un e tij personal, me një këmbë të majtë precize nga një asistim i Grealish. 

Në minutat e fundit, ekipi i Guardiolës menaxhon dhe administron ndeshjen, pa rrezikuar shumë. Manchester City fiton dhe fluturon në finale, në pritje të fituesit të ndeshjes ndërmjet Brighton dhe Manchester United, të planifikuar për 23 prill. Ëndrra e Sheffield përfundon në gjysmëfinale, pas një rrugëtimi të madh në Fa Cup.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll