Sport

VD/ Ndërpritet ndeshja në Holandë: u hodh një gotë birre në drejtim të gjyqtarit anësor!

Pak javë më parë u ndërpre edhe ndeshja mes Groningenit dhe Heerenfenit, pas pushtimit të fushës nga tifozët vendasve.

22 Prill 2023, 22:18 Nga DOSJA

VD/ Ndërpritet ndeshja në Holandë: u hodh një gotë

HOLANDE - Ndeshja e Groningenit kundër Nijmegen për ndeshjen e 30-të të Eredivisie holandeze u ndërpre, pasi një tifoz vendas i hodhi një gotë birre gjyqtarit anësor në minutën e 18-të të ndeshjes.

Gjyqtari Richard Martens i dërgoi dy skuadrat në dhomën e zhveshjes dhe pas një takimi 20-minutësh me njerëzit e dy klubeve dhe FA holandeze, e ndërpreu lojën përgjithmonë, duke zbatuar në mënyrë rigoroze rregulloren e re të vendosur pas incidenteve të dhunës që kanë ndodhur në stadiumet holandeze këtë sezon.

Sulmuesi u arrestua menjëherë nga tre persona të sigurimit të Groningenit, por pavarësisht garancive nga ekipi vendas, arbitri vendosi të mos rifillojë ndeshjen (e cila ishte 0-0 deri në minutën e 18-të) dhe fati i tij do të vendoset në sallat e gjyqit të organet disiplinore të federatës holandeze të futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Prill 2023, 21:56

“Mahrez? Bën humor kur nuk luan”...

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur i kënaqur me fitoren 3-0 ndaj Sheffield United, e cila i çon “Qyt...