Sport

Falet Lukaku! Me vendim të presidentit të FIGC, do jetë ndaj Juves në Kupën e Italisë...

Romelu Lukaku do të jetë i disponueshëm për Simone Inzaghi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit, pasi presidenti i Federatës e fal belgun, pasi u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e parë.

22 Prill 2023, 23:17 Nga DOSJA
Falet Lukaku! Me vendim të presidentit të FIGC, do jetë ndaj

ITALI - Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit ngriti shumë pluhur për shkak të finales së saj dramatike, ku dy skuadrat barazuan 1-1 dhe shënuesi i golit të barazimit 90’+5 të zikaltërve, Romelu Lukaku, u përjashtua në rrethana të veçanta.

Dhe kjo, pasi menjëherë pas goditjes të penalltisë, ai u kërkoi tifozëve të Juventusit, me lëvizjen e tij karakteristike të duarve, të heshtin, duke dashur t'i përgjigjen sulmit racist që mori më herët, me arbitrin që megjithatë e konsideroi festimin e tij provokues dhe i tregoi atij një karton të dytë të verdhë.

Rezultati ishte eliminimi nga ndeshja e dytë, me Interin që pa apelin e tyre të refuzuar dhe duke komentuar me ironi vendimin e drejtësisë ("viktima doli të ishte fajtori i vetëm në fund"), për të patur një ditë më vonë shfajësimi i milanezëve.

Kjo erdhi përmes Gabriele Gravina, ku presidenti i Federatës Italiane të Futbollit ndërhyri personalisht dhe përdori një dispozitë specifike të ligjit të sportit për të “anuluar” dënimin e Lukakut, duke dërguar kështu një mesazh të fortë kundër racizmit dhe diskriminimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Prill 2023, 21:56

“Mahrez? Bën humor kur nuk luan”...

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur i kënaqur me fitoren 3-0 ndaj Sheffield United, e cila i çon “Qyt...