Sport

VIDEO/ Yamal, 15-vjeçari që ka befasuar Xavin, i cili e ka bërë pjesë të Barcelonës për ndeshjen ndaj Atletico Madrid...

Lamin Yamal vjen nga akademia e Barcelonës dhe shumë tek ai shohin imazhin e Messit e ri

22 Prill 2023, 22:50 Nga DOSJA

VIDEO/ Yamal, 15-vjeçari që ka befasuar Xavin, i cili e ka

SPANJE - Lamine Yamal është bërë lojtari më i ri i Barcelonës që është përfshirë në skuadër për ndeshjen e së dielës kundër Atletico Madridit. 

Xavi, i cili po shikon gjithnjë e më shumë te La Masia, e ka përfshirë 15-vjeçarin në skuadër për ndeshjen e madhe kundër Madridit, megjithëse nuk ka gjasa të marrë kohë për të luajtur. 

Lamine Yamal i cili tashmë është përshkruar si Messi i ri ka lindur në Spanjë në vitin 2007 nga një baba maroken dhe një  nënë nga Guineja Ekuatoriale.

VIDEO/ Yamal, 15-vjeçari që ka befasuar Xavin, i cili e ka

Ai iu bashkua akademisë së Barcelonës në vitin 2012 dhe ka luajtur në të gjitha kombëtaret spanjole deri në U-19! Ai luan me këmbë të majtë dhe në të gjitha pozicionet sulmuese. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Prill 2023, 21:56

“Mahrez? Bën humor kur nuk luan”...

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur i kënaqur me fitoren 3-0 ndaj Sheffield United, e cila i çon “Qyt...