Sport

“Mahrez? Bën humor kur nuk luan”...

Mahrez ishte në formë të shkëlqyer dhe arriti të shënojë të tre golat për Manchester Cityn

22 Prill 2023, 21:56 Nga DOSJA
“Mahrez? Bën humor kur nuk luan”...

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur i kënaqur me fitoren 3-0 ndaj Sheffield United, e cila i çon “Qytetarët” në finalen e FA Cup.

“Ishte një paraqitje e shkëlqyer, nuk mund të harrojmë që tre ditë më parë ishim në Mynih. Kemi vuajtur në disa ndeshje me topa të gjatë. Në fund, me cilësinë e Riyad (Mahrez) dhe djemve të tjerë, arritëm të fitonim”, ka thënë ai për ITV.

“Cilësia e Rijadit është parë në shërbim të kombëtares së tij dhe gjithashtu në futbollin anglez, si në Leicester. Ka një mentalitet të madh konkurrues. Ambicie e madhe për të shënuar gola. Shënimi në fund të pjesës së parë dhe në fillim të pjesës së dytë, ishte shumë i rëndësishëm për të”, vazhdoi ai.

“Mahrezi bën humor me mua kur nuk luan. E vërej kur është inatosur. Jam shumë i lumtur për të, i pëlqen të luajë futboll, ka dhënë shumë për këtë klub dhe shpresoj të vazhdojë të japë edhe në të ardhmen”, ka shtënë ai mes të qeshurash, duke u kthyer për të trajtuar kalimin në finalen e Kupës:

“Është një nder të jem në finalen e FA Cup, më 3 qershor. Ne do të jemi atje. Sot luajtëm shumë mirë, të gjithë ishin seriozë”, përfundoi ai.

Manchester City do të përballet në finale me fituesin e takimit mes Brighton dhe Manchester United, të planifikuar për në orën 16:30 të së dielës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll