Sport

VIDEO / Liverpool merr frymë lirisht, 6 pikë në dy ndeshje!

The Reds mposhtën 3-2 Nottingham Forest në “Anfield”, sfidë ku golat u shënuan në pjesën e dytë. Dygolëshi i Diogo Jota dhe rrjeta e Momo Salah i dhuruan fitoren skuadrës së Jurgen Klopp.

22 Prill 2023, 18:41 Nga DOSJA
VIDEO / Liverpool merr frymë lirisht, 6 pikë në dy ndeshje!

ANGLI - Liverpooli siguroi fitoren e dytë radhazi në Premier League. Tripikësh fantastik për Leicester City në garën për mbijetesën, ndërkohë që nuk pati fitues në duelet Brentford-Aston Villa dhe Crystal Palace-Everton.

The Reds mposhtën 3-2 Nottingham Forest në “Anfield”, sfidë ku golat u shënuan në pjesën e dytë. Dygolëshi i Diogo Jota dhe rrjeta e Momo Salah i dhuruan fitoren skuadrës së Jurgen Klopp.

Nottinghami barazoi takimin në dy momente me Neco Williams dhe Morgan Gibbs-White, por në fund nuk siguroi pikë. Liverpooli është ngjitur në vendin e shtatë me 50 pikë. Zona Champions është 6 pikë larg për momentin.

<iframe width='640' height='400' src='https://nvcplayer.crazyvidup.com/embed/c2jbAUn4olFHz?autoplay=1&htmlplayer=1' style='border:none;' allowfullscreen></iframe>

Leicester City rikthehet të festojë pas nëntë ndeshjesh pa fitore. Kelechi Iheanacho dhe Timothy Castagne i dhuruan “Dhelprave” fitoren 2-1 ndaj Wolves. Brentford-Aston Villa u mbyll në barazim 1-1 (Toney/Douglas Luiz), ndërkohë që nuk pati gola në Crystal Palace-Everton.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll