Politike

Mbidhet Kolegji i Kryetarëve në PD, zbulohen porositë e Bashës: Gati për zgjedhje

28 Shtator 2019, 17:34 Nga DOSJA
Mbidhet Kolegji i Kryetarëve në PD, zbulohen porositë e

TIRANË- Partia Demokratike duket është gati për zgjedhje. Teksa po dështojnë të gjitha mundësitë për një dialog mes paleve dhe kriza politike po thellohet, PD ka nisur përgatitjet për zgjedhje, pavarësisht se kur mund të zhvillohen ato.

Ka qenë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ai që ka mbledhur sot Kolegjin e Kryetarëve, ku burime nga kjo mbledhje thanë për Dosja.al se u është kërkuar të gjithëve që të punojnë sikur zgjedhjet të mbaheshin nesër.

Nga ana tjetër PD në një njoftim për mediat ka bërë me dije se opozita është e vendosur për zgjedhje të parakohëshme dhe krijimin e një qeverie tranzitore. “Puna do te perqendrohet ne planin e ofrimit te zgjidhjes per qytetaret, denoncimeve per aferat korruptive dhe kriminale te Qeverise, bashkimi i faktoreve dhe aktoreve me potencial njerezor dhe eletoral prane PD, si dhe hapja e partise per njerez me integritet profesional e moral“, mësohet tu ketë thënë Basha strukturave.

NJOFTIMI NGA PD

Situata politike ne vend ka qene ne fokus te mbledhjes se Kryetarit te PD me kryetaret e partise ne rrethe. Pas raportimeve per permbushjen e detyrave per organizimin e partise, qe jane realizuar ne periudhen Korrik- Shtator, Basha ka theksuar se tashme partia duhet te filloje menjehere pergatitjet elektorale dhe per aksion politik. Vendi eshte ne nje krize te thelle shumeplaneshe dhe detyra e PD dhe opozites eshte te angazhohet seriozisht per te qene prane njerezve dhe per t’i hapur rruge prespektives europine te Shqiperise. Opozita ka dhene propozimet e veta per zgjidhjen e krizes ne vend, qe kalon permes zgjedhjeve te njekohshme parlamentare dhe lokale te parakohshme, me qeveri tranzitore qe garantin standardet per zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Prane Partise Demokratike do te ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, shtabe qe do te shtrihen ne menyre piramidale ne te gjithe vendin.

Puna do te perqendrohet ne planin e ofrimit te zgjidhjes per qytetaret, denoncimeve per aferat korruptive dhe kriminale te Qeverise, bashkimi i faktoreve dhe aktoreve me potencial njerezor dhe eletoral prane PD, si dhe hapja e partise per njerez me integritet profesional e moral. Kryetari i PD Lulzim Basha i ka paraqitur Kryetareve te Degeve nje kalendar te qarte dhe konkret pune, me pergjegjesi dhe afate te qarta.Nderkohe per aksionin politik, qe perfshin edhe protestat, eshte vendosur qe format dhe afatet te percaktohen ne nje moment te dyte per te shmangur shfokusimin nga ceshtjet kryesore qe jane aktualisht ne vemendje: fazen finale te zgjidhjes se krizes politike dhe procesi i integrimit europian.

Kryeopozitari Basha ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm, pasi një prej figurave të vjetra në PD është pranë një rikthimi. Bëhet fjalë për Eduart Selamin, i cili kandidoi kundër Bashës në 2017 në zgjedhjet e brendshme për kryetar. Duket se ka qenë një thirrje nga Gazment Oketa pak ditë më parë, që mund të ketë influencuar tek Selami, i cili zhvilloi një takim kokë më kokë me kreun e PD.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kolegji i kryetareve lulzim basha pd gati per zgjedhje kolegji i kryetareve lulzim basha pd gati per zgjedhje

Sondazh

Poll