Politike

Holanda s’tërhiqet nga “JO-ja” për Shqipërinë, ministri i Jashtëm: Plotësoni kushtet

29 Shtator 2019, 08:53 Nga DOSJA
Holanda s’tërhiqet nga “JO-ja” për

Tiranë-Për çështjen e negociatave, ministri i Jashtëm holandez,Stef Blok ka deklaruar se shteti i tij është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

“Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë. Parlamenti holandez nuk do të ndryshojë qëndrim për bllokimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, është shprehur Stef Blok.

Gjatë seancës në Komisionin për Çështjet Evropiane, ministri i Jashtëm  ka theksuar se qëndrimi i vendit të tij do të jetë i ngjashëm me atë të mbajtur përpara verës.

“Zgjerimi është sërish në agjendën e tetorit. Jam i lumtur t’u përgjigjem pyetjeve që më janë bërë, por nuk do të ketë surpriza, pasi qëndrimi është i njëjtë me atë që diskutuam përpara verës. Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vlerësohen në mënyrë të pavarur sepse janë dy vende të ndryshme me probleme të ndryshme dhe proges të ndryshëm. Unë tregova më herët se shkalla e progresit në Maqedoni është e madhe se në Shqipëri”, është shprehur ministri.

Ai sqaruar se Shqipëria është një rast tjetër kur krahasohet me Maqedoninë.

“Unë mendoj se Shqipëria do të jetë në gjendje të hapë negociatat sa më shpejtë që të plotësojë kriteret. Por nuk është ende momenti”, ka deklaruar Blok.

Pak ditë më parë  Bundestagu i dha “OK” Shqipërisë në lidhje me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Nëntë kushtet e vendosura më parë vijojnë të jenë aktive. Ndërkohë Maqedonisë së Veriut iu hapën negociatat pa kushte.

Burimi: tsarizm.com 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike holanda kundër negociatave vendimi i bundestagut per shqiperine holanda kundër negociatave vendimi i bundestagut per shqiperine

Sondazh

Poll