Aktualitet

Vrasja e të riut në Tiranë, lihet në burg Ensi Maze, dëshmia: Nuk kam parë veprimet e Axelit, jam vetëdorëzuar

Gjatë dëshmisë së tij, 18-vjeçari ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, se ishte gjendur aty rastësisht e se nuk ka parë veprimet që kreu miku i tij, Axel.

21 Prill 2023, 11:33 Nga A.B
Vrasja e të riut në Tiranë, lihet në burg Ensi Maze,
Ensi Maze

TIRANË- Ensi Maze, vetëm 18-vjeç është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. I riu, i sapo kthyer nga Hollanda, aty ku studionte, dyshohet si bashkëpuntor në vrasjen e Stiven Toshkësit. Gjatë dëshmisë së tij, 18-vjeçari ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, se ishte gjendur aty rastësisht e se nuk ka parë veprimet që kreu miku i tij, Axel.

Jam vetëdorëzuar pas ngjarjes dhe kam dhënë shpjegime të detajuara. Nuk kam parë veprimet që ka kryer Axeli me viktimën. Studioj në Holandë për menaxhim biznesi”- mësohet të jetë shprehur Ensi Maze.

Maze akuzohet për veprën penale 'vrasje e kryer në bashkëpunim'.

Ç'KA NDODHUR?

20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit "Partizani". Toshkesi u qëllua me thikë pas sherrit për të dashurën dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Ai u plagos nga dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, të dy 18 vjeç.

Maze, i pari që përfundoi në pranga menjëherë pas ngjarjes ka deklaruar se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Axel Hoxhaj. Ky i fundit u vetëdorëzua një ditë më parë në Polici, falë ndihmës së familjarëve.  

Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. E këto ditë kishte takuar edhe shokun e tij që i kishte rrëfyer për konfliktin që kishte me viktimën, ndërsa pretendonte se ky i fundit e kishte rrahur. Sipas Mazes, konflikti kishte nisur sepse një vajzë të cilën e pëlqente Axel Hoxhaj (që e kishte në të njëjtën klasë), ishte në një marrëdhënie me viktimën. Ngacmimet nga ana e Hoxhajt kanë bërë që Toshkëzi ta dhunonte "kundërshtarin" e tij, derisa u takuan, ku konflikti nis edhe njëherë./Dosja.al

ensi maze

Sondazh

Poll