Aktualitet

EMRAT/ Plagosen me thikë dy kushërinjtë në Rrëshen, u zunë në banesën e njërit prej tyre

Kledi Kaçi dhe Napolon Gjoka, të dy kushërinj, pasi kanë debatuar kanë përdorur edhe thikat, për pasojë kanë mbetur të plagosur.

21 Prill 2023, 11:03 Nga k.m.
EMRAT/ Plagosen me thikë dy kushërinjtë në Rrëshen, u
Foto ilustruese

MIRDITË- Dy të rinj në Rrëshen kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati që kanë pasur mes tyre. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në shtëpinë e njërit prej të plagosurve. Kledi Kaçi dhe Napolon Gjoka, të dy kushërinj, pasi kanë debatuar kanë përdorur edhe thikat, për pasojë kanë mbetur të plagosur. Menjëherë është bërë transporti i tyre drejt spitalit ku ndodhen aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Mirditë / Informacion paraprak

Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. V. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri – tjetrin. Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

kledi kaci napolon gjoka

Sondazh

Poll