Aktualitet

Aksioni dje, ç'kërkoi Policia? TERRITOR i PASTËR, operacion antidrogë në Nikël e në Fushë-Krujës, asgjësohen 1140 fidanë kanabis

Dje, një operacion anti-drogë me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në terrene malore dhe në zona të pyllëzuara, është zhvilluar në zonën e Fushë-Krujës.

21 Prill 2023, 11:15 Nga k.m.
Aksioni dje, ç'kërkoi Policia? TERRITOR i PASTËR,
Pamje nga aksioni

DURRËS- Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje nga operacioni që u zhvillua dje në zonën e Rinasit dhe të Fushë Krujës, ku mesa duket shënjestra ka qenë kultivimi i kanabisit. Dje, një operacion anti-drogë me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në terrene malore dhe në zona të pyllëzuara, është zhvilluar në zonën e Fushë-Krujës. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, kontrollet janë përqendruar në zonat e pyllëzuara të territoreve të Niklës dhe Fushë-Krujës, ku edhe janë gjetur dhe shkatërruar 1140 fidanë kanabis në kubikë dhe të hedhur në tokë, të cilat do të mbilleshin së shpejti. Fidanët u asgjësuan me anë të djegies, por aksioni vazhdon për të identifikuar dhe kapur përgjegjësit e kanabisit. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Krujë/Kontrolle intensive në zona të pyllëzuara të Niklës, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”. Pjesëmarrëse në këtë operacion, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, ato të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës dhe FNSH Tiranë.

Konstatohen dhe asgjësohen 1140 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, i hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet e imtësishme të territorit, në terrene malore dhe në zona të pyllëzuara.

Kontrollet janë përqendruar në zonat e pyllëzuara të territoreve të Niklës dhe Fushë Krujës. Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë konstatuar 1140 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë dhe të hedhur në tokë së fundi, me qëllim kultivimin. Fidanët u asgjësuan me anë të djegies. Ndërkohë, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbime të shtuara të Policisë do të vijojnë kontrollet edhe gjatë ditëve të ardhshme, në të gjithë territorin e rrethit Krujë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

policia e shtetit operacioni territori i paster

Sondazh

Poll