Sport

Arbitri Michael Oliver, që gjykoi klasiken saudite Al Nasr - Al Hilal, u shpërblye me trefishin e një ndeshje në Premier League

Gjyqtari elitar anglez Michael Oliver që gjykoi derbin e madh saudit u pagua 3500 euro.

20 Prill 2023, 17:08 Nga DOSJA

Arbitri Michael Oliver, që gjykoi klasiken saudite Al Nasr - Al Hilal, u

ANGLI - Arbitrat elitarë të FIFA-s “importohen” edhe në Arabinë Saudite. Gjyqtari anglez, Michael Oliver, drejtoi të martën derbin e madh mes Al Nassr dhe Al Hilal, në të cilin skuadra e Cristiano Ronaldos humbi 2-0 dhe ylli portugez bëri një gjest të turpshëm  teksa largohej.

Sipas britanikes “Daily Mail”, arbitri 38-vjeçar ka udhëtuar me një fluturim të klasit të biznesit për në Riadi, ndërkohë që është paguar... shumë për shërbimet e tij, pasi është shpërblyer me rreth 3.500 euro. Më shumë para se sa do të merrte, nëse do të drejtonte një ndeshje të Premier League, pasi arbitrat anglezë që gjykojnë ndeshjet në divizionin e parë të ishullit paguhen me 1.500 £.

Kujtojmë se Al Hilal ka ankesa për arbitrin Michael Oliver, pasi ai nuk e përjashtoi me karton të kuq Ronaldon pas ... një goditjeje me kokë ndaj kundërshtarit të tij.

Arbitri Michael Oliver, që gjykoi klasiken saudite Al Nasr - Al Hilal, u

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll