Sport

Europa League/ Sonte mësohen emrat e gjysmëfinalistëve dhe çiftet e saj…

Të katër ndeshje do të startojnë në orën 21:00…

20 Prill 2023, 11:42 Nga DOSJA
Europa League/ Sonte mësohen emrat e gjysmëfinalistëve dhe

ZVICER - Sonte në program janë ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Europa League, katër ndeshje të cilat do të startojnë në orën 21:00 dhe ku në përfundim të tyre do të mësohen edhe katër ekipet gjysmëfinaliste.

Njëra nga katër ndeshjet më interesante, padyshim është takimi në stadiumin në “Ramon Sanchez Pizjuan”, aty ku do ta përballet Sevilla dhe Manchester United.

Ndeshja e parë përfundoi me barazim edhe pse anglezët ishin në epërsi prej 2-0, spanjolët barazuan në miinutat e fundit. Ndeshja e sotme është gjithçka e hapur.

Ndeshje të vështirë do të ketë edhe Juventusi në transfertë me Sportingun e Lisbonës. “Zonja e Vjetër” ka avantazh 1-0 pas ndeshjes së parë, rezultat ky që nuk jep rehati për të besuarit e trajnerit Allegri.

Roma do të synojë përmbysjen dhe kalimin në gjysmëfinale kundër Feyenoordit në stadiumin “Olimpico” në kryeqendrën italiane. Feyenoordi në takimin e parë në Rotterdam triumfoi vetëm 1-0, andaj çdo gjë sa i përket ekipit që do të kualifikohet në gjysmëfinale do të vendoset sonte.

Në takimin e katërt, Royale Union luan me Bayer Leverkusenin. Rezultati i sfidës së parë ishte i barabartë 1-1

Ja dhe kalendari i ndeshjeve të sontme të kthimit të Europa League:

Roma - Feyenoord (21:00)

Royale Union SG – Bayer Leverkusen (21:00)

Sporting Lisbonë - Juventus (21:00)

Sevilla - Manchester United (21:00)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll