Sport

Milan Skrinjar i nënshtrohet operacionit, sllovaku do t’i mungojë Interit për disa javë

Sllovaku mund edhe të mos kthehet në fushë këtë sezon, sepse do të largohet nga Interi në verë si lojtar i lirë.

20 Prill 2023, 13:00 Nga DOSJA

Milan Skrinjar i nënshtrohet operacionit, sllovaku do t’i

ITALI - Dje, Milan Škrinjar iu nënshtrua me sukses një operacion endoskopik në shtyllën kurrizore dhe nuk do të luajë për Interin në javët në vijim, çka do të thotë se patjetër do të mungojë në duelet me Milanin në gjysmëfinale të Champions League.

Mbrojtësi sllovak ka dëmtuar shpinën në mes të shkurtit. Për herë të fundit Skrinjar ka luajtur më 14 mars, në duelin me Porton (10 minutat e fundit) dhe që atëherë ka mbetur jashtë fushës. 

Terapitë nuk dhanë rezultat, ndaj dje është operuar në “Klinikën Sportive” në Merinjak. Siç bëhet me dije, ai do të rehabilitohet për disa javë, ndërsa duelet me Milanin janë më 9 dhe 16 maj, që do të thotë se me shumë mundësi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi.

Milan Skrinjar i nënshtrohet operacionit, sllovaku do t’i

“Dua t'u dërgoj një përqafim bashkëlojtarëve të mi dhe t'i falënderoj për kualifikimin e mrekullueshëm në gjysmëfinale të Champions League dhe t'i siguroj të gjithë për gjendjen time pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e parë kundër Porto”, - ka shkruar Skriniar në llogarinë e tij në Instagram pas operacionit.

Sllovaku mund edhe të mos kthehet në fushë këtë sezon, sepse do të largohet nga Interi në verë si lojtar i lirë. Në janar, ai nënshkroi një kontratë paraprake me Paris Saint-Germain, kështu që Inzaghi do të mbështetet te Acerbi, Bastoni, De Vrij dhe Darmian.  Škirnjar luajti 31 ndeshje këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll