Sport

Ish-mbreti Juan Carlos I i Spanjës, në Stamford Bridge për të parë Madridin e tij…

Ish-monarku i Spanjës ishte në stadiumin e Chelsea për të parë skuadrën e tij të dashur të Real Madridit

20 Prill 2023, 11:33 Nga DOSJA

Ish-mbreti Juan Carlos I i Spanjës, në Stamford Bridge për

ANGLI - Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos I, ishte në Stamford Bridge për të parë çerekfinalen e Champions League midis Chelsea dhe Realit tij të dashur. 
Ish-monarku i Spanjës ndodhet këto ditë për një çështje private në Londër dhe nuk ka humbur rastin ta shohë Realin personalisht. 

Juan Carlos I, i cili jeton përgjithmonë jashtë Spanjës, u adhurua nga tifozët e Realit, ndërsa shfaqi vështirësi në lëvizje, si me mbërritjen, ashtu edhe gjatë ngjitjes në stadiumin zyrtar të Chelsea. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MARCA (@marca)

Real Madridi, kujtojmë, fitoi 2-0 në Madrid, rezultat të cilin e përsëriti edhe në Stamford Bridge dhe është kualifikuar për në gjysmëfinale të Champions League. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll