Sport

Mbrojtja: mbi 200 faqe dhe12 minuta video! Avokati i Dani Alves kërkon sërish lirinë…

Lojtari është arrestuar që nga mesi i janarit, i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një diskotekë.

20 Prill 2023, 16:16 Nga DOSJA
Mbrojtja: mbi 200 faqe dhe12 minuta video! Avokati i Dani Alves kërkon

SPANJE - Avokati i Dani Alves do të kërkojë sërish lirimin me kusht të lojtarit, i cili është arrestuar që nga mesi i janarit, pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare natën e 30 dhjetorit të vitit të kaluar, në një klub të Barcelonës. Pasi pa një peticion të parë të refuzuar, Cristóbal Martell tani paraqitet me një kërkesë të re.

Në fakt, në shkurt, mbrojtësi brazilian pa që gjykata të refuzonte apelin e parë, duke konsideruar se ekzistonte rreziku i arratisjes, jo vetëm për shkak të mundësive ekonomike të lojtarit, por edhe për faktin se Brazili nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Spanjën.  

Por tani, pasi ndërkombëtari brazilian ishte në gjykatë të hënën, ku siguroi se marrëdhënia seksuale me të renë ishte konsensuale, avokati po përgatitet të paraqesë një dokument shumë të plotë, me rreth 200 faqe dhe një video 12 faqe minuta me pamjet nga kamerat e vëzhgimit të klubit, siç u zbuluan në një program televiziv në Spanjë.

Gazetarja Mayka Navarro raporton, se Martell do ta paraqesë apelin më vonë këtë javë.  “Është një dokument i dendur, gati 200 faqe, i shoqëruar me një video 12 minutëshe që ka bërë zyra e Martell, me sekuencat e regjistruara nga kamerat e klubit të natës, ku duket ndërveprimi i viktimës me Dani Alves, shoqëruesit e të riut dhe mikun e lojtarit,"- ka deklaruar gazetarja. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll