Sport

La Liga pranon kthimin e Leo Messit te Barcelona, por me një pagë katër herë më të vogël! Ja sa do të paguhet ylli argjentinas…

Argjentinasi e përfundon kontratën me PSG-në në fund të sezonit dhe përflitet se do të rikthehet në Camp Nou

20 Prill 2023, 16:06 Nga DOSJA
La Liga pranon kthimin e Leo Messit te Barcelona, por me një pagë

SPANJE - Gazeta katalanase ‘Sport’ avancon këtë të enjte duke raportuar, se LaLiga do të pranonte regjistrimin e Lionel Messit për Barcelonën sezonin e ardhshëm, nëse sulmuesi i PSG-së pranonte të merrte një pagë prej rreth 25 milionë euro bruto në sezon.

Klubi katalanas ka negociuar me organin e drejtuar nga Javier Tebas, për një kufi të ri pagash me synimin për sezonin e ardhshëm, i cili përfshin përditësimin e kontratave të Ronald Araújo dhe Gavi.

Argjentinasi që kërkohet në Katalonjë duhet të pranojë këtë page, në të cilën do të fitonte katër herë më pak, se kur u largua nga Camp Nou, në vitin 2021. Messi do të ketë një propozim dy vjeçar në tavolinë dhe do të kishte opsionin e largimit në mënyrë të njëanshme pas sezonin e parë.

Leo Messit i përfundon kontratën me PSG-në në qershor, ndërkohë që ai ka në duart e tij oferta të mëdha nga Arabia Saudite dhe MLS. Por Joan Laporta shpreson të mbështetet te dashuria e sulmuesit për klubin për ta bindur atë të kthehet në Barcelonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll