Sport

Vazhdon aksioni i futbollit kontinental, sonte në skenë dhe Conference League...

Programi i ditës së enjte përfshin edhe katër ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Conference League

20 Prill 2023, 12:33 Nga DOSJA
Vazhdon aksioni i futbollit kontinental, sonte në skenë dhe Conference

ZVICER – Në kupën ‘e vogël’ të Conference League nuk do të mungojnë ndeshjet interesante. Holandezët e AZ Alkmaar do të presin në shtëpi belgët e Anderlehtit. Sfidën e parë, në Belgjikë, Anderleht e fitoi me rezultatin 0-2. Sonte pritet një sfidë shumë e bukur, pasi holandezët kurrësesi nuk do të dorëzohen.

Fiorentina luan sot në Firence ndaj Leh Poznanit. “La Viola” vjen në kët sfidë sot pas një fitoreje të thellë ndeshjen e parë me shifrat 1-4. Fiorentina ka bërë një rrugëtim fantastik deri më tani dhe konsiderohen si pretendete për ta fituar këtë kompeticion.

Nica do të përballet në Francë ndaj Baselit. Një ndeshje tepër e bukur dhe me shumë emocione pritet sot pasi të dyja skuadrat aktin e parë u ndanë me një barazim 2-2. Edhe pse Nica konsiderohet si favorite, Baseli tregoi se nuk është një skuadër e thjeshtë për t’u përballur.

Sfida e fundit për këtë kompeticion ditën e sotme do të jetë ajo mes Uest Ham dhe Gentit. Në këtë përballje e cila do të luhet në Angli gjithçka është e hapur, pasi përballje e para përfundoi në barazimin 1-1. Në Conference League, dy sfidat e para do të luhen në orën 18:45, ndërsa dy të tjerat në orën 21:00.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve kthimit të çerekfinaleve të Conference League:

Alkmaar - Anderlecht (19:45)

Fiorentina - Lech Poznan (19:45)

Nice - Basel (21:00)

West Ham - Ghent (21:00)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll