Bota

Hungaria: Ndalohet importi i mjaltit dhe mishit nga Ukraina

Goulias tha në një konferencë për shtyp, se ndalimi i importeve të drithërave bazë dhe produkteve bujqësore përfshin gjithsej 25 produkte, më të rëndësishmet prej të cilave janë canola, farat e lulediellit, mielli, vaji, mjalti dhe disa produkte mishi. 

20 Prill 2023, 14:18 Nga a.l
Hungaria: Ndalohet importi i mjaltit dhe mishit nga Ukraina
Kryeministri hungarez, Viktor Orban

HUNGARI- Shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, Gergely Gulias njofton se Hungaria ka ndaluar importin nga Ukraina të disa produkteve të mishit dhe mjaltit , përveç grurit, deri më 30 qershor. 

Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën se do të marrë masa paraprake emergjente për grurin, misrin, farat e lulediellit dhe canola pasi disa vende të Evropës Qendrore morën hapa të njëanshëm për të ndaluar importet e ushqimit nga Ukraina për të mbrojtur sektorët e tyre bujqësor. Megjithatë, Hungaria dhe Polonia deklaruan se duhet të përfshihen produkte të tjera, shkruajnë mediat e huaja. 

Goulias tha në një konferencë për shtyp, se ndalimi i importeve të drithërave bazë dhe produkteve bujqësore përfshin gjithsej 25 produkte, më të rëndësishmet prej të cilave janë canola, farat e lulediellit, mielli, vaji, mjalti dhe disa produkte mishi. 

Njoftimi i qeverisë erdhi pasi Ministri i Bujqësisë i Hungarisë, Istvan Nagy bëri thirrje që importi i produkteve të ndalohet në mbarë BE-në. 

hungaria lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll