Bota

Në burg për 4 muaj pasi protestoi kundë kufizimeve Covid-19, lirohet 26-vjeçarja nga Kina dhe miqtë e saj

Cao Zhixin, regjistroi një video në dhjetor disa ditë përpara se të arrestohej, teksa mësoi se miqtë e saj u zhdukën në paraburgim kundër politikës zero-Covid.

20 Prill 2023, 14:05 Nga a.l
Në burg për 4 muaj pasi protestoi kundë kufizimeve Covid-19,
26-vjeçarja në Kinë

KINË- Një 26-vjeçare nga Kina, e cila u arrestua pasi mori pjesë në një protestë paqësore kundër kufizimeve të Covid-19 në Pekin vitin e kaluar është liruar së bashku me disa nga miqtë e saj pas katër muajsh në paraburgim. 

Cao Zhixin, regjistroi një video në dhjetor disa ditë përpara se të arrestohej, teksa mësoi se miqtë e saj u zhdukën në paraburgim kundër politikës zero-Covid, shkruan CNN. 

Cao u lirua të mërkurën në mbrëmje. Tre nga miqtë e saj që u arrestuan në të njëjtën kohë në dhjetor u liruan gjithashtu.  Rrethanat e lirimit të tyre nuk janë të qarta. Po ashtu nuk dihet ende nëse ata do të përballen me ndonjë akuzë.

kine covid-19

Sondazh

Poll