Sport

Guardiola: “Rezultati 4-1 nuk pasqyron atë që pamë në dy ndeshjet kundër Bayernit”...

Manchester City u kualifikua në gjysmëfinale të Champions League me fitoren totale 4-1 ndaj Bayernit, por trajneri Pep Guardiola megjithatë që theksoi se ky rezultat nuk pasqyron dy ndeshjet.

20 Prill 2023, 11:01 Nga DOSJA
Guardiola: “Rezultati 4-1 nuk pasqyron atë që pamë në

ANGLI - Manchester City tregoi karakter në Mynih dhe me 1-1, kombinuar me 3-0 në çerekfinalen e parë, eliminoi Bayernin nga Champions League.

Pep Guardiola tha se ishte krenar për ekipin e tij, i cili për të tretin sezon radhazi është në gjysmëfinale, ndërsa argumentoi se rezultati i përgjithshëm 4-1 nuk pasqyron imazhin e dy ndeshjeve.

"Nuk e di se si do të rikuperojmë forcat për të luajtur kundër Sheffield United në gjysmëfinalen e FA Cup. Tani është një moment i vështirë",- tha fillimisht trajneri spanjol dhe vazhdoi me rezultatin përfundimtar kundër Bayernit.

“Rezultati 4-1 nuk pasqyron realisht atë që ndodhi në ato dy ndeshje, nga këndvështrimi im. Nuk mund të prisja asgjë ndryshe.

Bayern gjithmonë më ka impresionuar kur kam qenë këtu dhe gjithmonë jam i impresionuar kur luaj kundër tyre. Që në minutën e parë e kemi ndjerë gjithmonë se loja ishte në kontroll.

Ajo që kemi bërë është e pabesueshme, jemi në gjysmëfinale të Champions League për të tretin vit radhazi. Mendoj se të gjitha skuadrat në botë e ndjenë se nëse dëshiron të fitosh kompeticionin, duhet të mundësh Realin. Më parë ishte Barcelona, ​​tani është Reali”,- tha Guardiola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll