Sport

Pep Guardiola ngushëllon Leroy Sane, pas eliminimit të Bayern-it...

Pep Guardiola ishte i shpejtë për të ngushëlluar ish-lojtarin e tij të Manchester City, Leroy Sane, pasi Bayern u eliminua në çerekfinale të Champions League.

20 Prill 2023, 11:18 Nga DOSJA

Pep Guardiola ngushëllon Leroy Sane, pas eliminimit të Bayern-it...

GJERMANI - Manchester City tregoi vlerat e tij edhe në Mynih dhe me 1-1 që mori, eliminoi Bayernin me rezultatin total 4-1, për të marrë solemnisht biletën për gjysmëfinalet e Champions League, ku e pret Real Madridi.

Zhgënjimi pas ndeshjes ishte i përhapur dukshëm në radhët bavarezëve, me Leroy Sane po aq të mërzitur sa edhe shokët e tjerë të skuadrës.

Ish-lojtari i Manchester Cityt u kap në kamera teksa fliste me Pep Guardiolën në dhomën e zhveshjes së ‘Allianz Arena’, i cili nxitoi ta ngushëllonte pas eliminimit të Bayernit.

Trajneri spanjol e kishte Sanen nën drejtimin e tij në Etihad për katër vjet, nga 2016 deri në 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll