Sport

Gjesti i pabesueshëm i lojtarit, që detyroi gjithë stadiumin të ngrihej në këmbë për ta duartrokitur! Veprimi i tij po bën xhiron e gjithë botës... (video)

Me këtë lëvizje ai mund t'i ketë kushtuar skuadrës së tij, pasi Odd fitoi me golat e Filip Jorgensen në minutën e 45-të dhe Mikael Ingebrigsen në minutën e 70-të. Nëse Fine do të kishte reaguar ndryshe, kushedi si do të kishte përfunduar ndeshja.

20 Prill 2023, 11:03 Nga DOSJA
Gjesti i pabesueshëm i lojtarit, që detyroi gjithë stadiumin

NORVEGJI - Gola, shaka, truke, këto janë vetëm disa nga lëvizjet që i bëjnë tifozët të ngrihen në këmbë dhe të duartrokasin lojtarët në fushë. Megjithatë, ndonjëherë një lloj tjetër lëvizjeje mund t'i emocionojë të gjithë në stadium. Një moment i tillë ka ndodhur në ndeshjen në Norvegji mes Odd dhe Bran kur i gjithë stadiumi i vendasve duartrokiti futbollistin mysafir Bard Fine.

Ishte minuta e 21-të e ndeshjes, kur pas pushimit pati një kundërsulm të shpejtë nga Bran, një top i gjatë iu dërgua sulmuesit Fine, i cili u përplas me mbrojtësin vendas Sondre Solholm. Në atë moment, Sondre kapi kofshën nga pas sepse bëri një tërheqje dhe dukej qartë se ai nuk mund të vazhdonte të ndiqte rivalin e tij. Bardi mund t'i kishte shfrytëzuar të gjitha këto, për ta vazhduar aksionit drejt portës kundërshtare dhe për të dalë i vetëm përballë portierit, do të kishte një shans për të shënuar. Në vend të kësaj, ai ndaloi dhe e gjuajti topin jashtë. I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta përshëndetur...

Me këtë lëvizje ai mund t'i ketë kushtuar skuadrës së tij, pasi Odd fitoi me golat e Filip Jorgensen në minutën e 45-të dhe Mikael Ingebrigsen në minutën e 70-të. Nëse Fine do të kishte reaguar ndryshe, kushedi si do të kishte përfunduar ndeshja. Kështu ai mori duartrokitje dhe shumë sugjerojnë se duhet t'i jepet menjëherë çmimi i “Fair-play”-it të vitit.

Shikoni si dukej:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll