Sport

I pabesueshëm De Bruyne! Barazoi "Becks" për asisste, në 15.000 minuta më pak…

Kevin De Bruyne bëri histori me asisstimin e tij për Haaland në ndeshjen kundër Bayernit, me mesfushorin belg që arriti në 259 asisstime në karrierë, duke barazuar rekordin e David Beckham me shumë më pak minuta në këmbë.

20 Prill 2023, 10:26 Nga DOSJA

I pabesueshëm De Bruyne! Barazoi "Becks" për asisste,

ANGLI - Manchester City u largua drejt Mynihut duke barazuar 1-1 ndaj Bayernit dhe me rezultatin total 4-1 (fitoi 3-0 në Etihad) rezervoi një vend në gjysmëfinale të Champions League, ku do të përballet me kampionët e Evropës, Real Madridin.

Erling Haaland ishte një yll i madh për skuadrën e Pep Guardiolës në Allianz Arena, pasi shënoi 48 gola në të gjitha garat që nga fillimi i sezonit, por ai nuk ishte i vetmi lojtar që shkëlqeu për Citizens.

Në të njëjtin podium ishte Kevin De Bruyne, i cili e ushqeu atë në fazën e minutës së 57-të, me asistimin e tij të 23-të këtë vit, që ishte një rekord për të në një sezon (ai kishte 22 në sezonin 2019-2020) dhe tani e vendos atë në të njëjtin pozicion me një lojtar që është një legjendë e Premier League.

I pabesueshëm De Bruyne! Barazoi "Becks" për asisste,

Belgu De Bruyne barazoi rekordin e "Becks" (David Beckham), duke arritur në 259 asistime në karrierën e tij në nivel klubi dhe kombëtar, madje ai ka luajtur 15.000 minuta më pak se mesfushori anglez (167 ndeshje të plota më pak).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll