Bota

Dështon armëpushimi në Sudan/ Rifillojnë sulmet, qindra të vdekur dhe mijëra të plagosur

Forcat e Mbështetjes së shpejtë paraushtarake (RFS) lëshuan një deklaratë në lidhje me prishjen e armëpushimit, duke thënë se u sulmua në Omdurman dhe shkaktoi humbje në ushtri si përgjigje, duke përfshirë rrëzimin e dy helikopterëve.

20 Prill 2023, 12:09 Nga f.i
Dështon armëpushimi në Sudan/ Rifillojnë sulmet, qindra
Sudan

SUDAN- Banorët e kryeqytetit të Sudanit raportuan përsëri të shtëna me armë zjarri mbi qendrën e Khartoum-it dhe disa zona të tjera. Mediat e huaja raportojnë se sulemt rifilluan pasi shumë persona u përpoqën të largoheshin nga qyteti në prag të festës së Bajramit që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Të shtëna me armë u dëgjuan në Bahri dhe banorët raportuan për përleshje të dhunshme në perëndim të Omdurman, ku ata thanë se ushtria kishte lëvizur për të bllokuar mbërritjen e përforcimeve të RSF-së.  Kujtojmë se të dy palët kundërshtare më herët njoftuan se do të respektonin një armëpushim 24-orësh që do të hynte në fuqi të mërkurën, por u thye shpejt nga luftimet e reja.

Forcat e Mbështetjes së shpejtë paraushtarake (RFS) lëshuan një deklaratë në lidhje me prishjen e armëpushimit, duke thënë se u sulmua në Omdurman dhe shkaktoi humbje në ushtri si përgjigje, duke përfshirë rrëzimin e dy helikopterëve. Deri tani si pasojë e sulmeve të paktën 296 njerëz kanë vdekur dhe 300 janë plagosur, vlerëson Ministria e Shëndetësisë e Sudanit.

Luftimet shpërthyen në Sudan të shtunën, duke vrarë të paktën 185 njerëz dhe duke prishur një plan të mbështetur ndërkombëtarisht për një tranzicion në demokracinë civile në vend. Fuqitë e huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë bë rë thirrje të vazhdueshme për një armëpushim midis ushtrisë dhe forcave paraushtarake mes shqetësimeve për situatën gjithnjë e më të rëndë humanitare. 

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll