Sport

Sot Juventusi luan shansin e madh për të shpëtuar sezonin, nga Europa!

Sportingu që në ndeshjen e kaluar vuajti pamundësinë për të shfrytëzuar shanset, i duhet të shënojë me trajnerin Amorim që ka ruajtur disa lojtarë në fundjavë duke patur në mendje këtë sfidë teksa ka patur jashtë edhe Marcus Edwards.

20 Prill 2023, 09:42 Nga DOSJA
Sot Juventusi luan shansin e madh për të shpëtuar sezonin, nga

PORTUGALI - Në ‘Jose Alvalade’ të Lisbonës, Sportingu pret Juventusin që i duhet të menaxhojë avantazhin 1-0. Një rezultat i çuditshëm, duke qenë se Sportingu dominoi segmente të gjata të lojës në Torino, duke e detyruar Juven të luajë në kundërsulm.

Edhe pse italianët fituan 1-0 nëse nuk do të kishte qenë për një pritje të shkëlqyer nga Perin në shtesë, Sporting do ta çonte në barazim këtë përballje. Në fund gjithsesi, pavarësisht lojës impresinuese të Sportingut ajo ishte fitorja e katërt radhazi pa pësuar gol në Europë për Juventusin.

Skuadra e Massimiliano Allegrit, e penalizuar në kampionat, shikon te Europa League shansin e artë për të fituar një trofe por edhe një biletë në Champions dhe do të bëjë gjithçka për të kaluar në gjysmëfinale pasi te ky kompeticion shikon shpëtimin e sezonit.

Sportingu që në ndeshjen e kaluar vuajti pamundësinë për të shfrytëzuar shanset, i duhet të shënojë me trajnerin Amorim që ka ruajtur disa lojtarë në fundjavë duke patur në mendje këtë sfidë teksa ka patur jashtë edhe Marcus Edwards.

Tifozët shpresojnë që angleze dhe shokët e tjetër të skuadrës të jenë në formë për tu dhuruar një sfidë të madhe këtë të enjte, duke kryqëzuar gishtat që të përsërisin një befasi tjetër të madhe pasi eliminuan Arsenalin pak javë më parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll