Sport

Presidenti i Interit në “qiellin e shtatë: “Tani nuk mund ta quajmë më ëndërr!”

Interi arriti të kalojë Benfikën në fazën çerekfinale dhe në raundin pasardhës do t’i duhet të mas forcat me skuadrën tjetër të Milanos,Milanin.

20 Prill 2023, 10:16 Nga DOSJA
Presidenti i Interit në “qiellin e shtatë: “Tani nuk mund

ITALI - Stiven Zhang ka folur për mediat pas kualifikimit të Interit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Tashmë ky kompeticion nuk është më një ëndërr për zikaltrit, të paktën kështu mendon presidenti i tyre. I pyetur në intervistën e tij për “Mediaset”-in, nëse ëndërron për Ligën e Kampionëve, Zhangu është përgjigjur: “Tani nuk mund ta quajmë më një ëndërr”.

Gjithashtu, kreu i klubit italian ka folur edhe për mikrofonin e “Prime Video”-s, ku ka thënë: “Derbi në Ligën e Kampionëve? Është një hakmarrje për ne, për atë që ndodhi në të kaluarën dhe vitin e kaluar. Ka njëfarë emocioni në të luajtur këtë lojë”, ka thënë Stiven Zhangu.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll