Bota

"Erdhën për ndihmë, i priste TMERRI"/ Tragjedi në Jemen teksa po shpërndahej donacioni për Ramazan, vdesin 85 persona, 300 të plagosur

Tragjedia që goditi vendin më të varfër të Gadishullit Arabik ka ndodhur pak ditë para festës myslimane të Fitër Bajramit, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

20 Prill 2023, 07:46 Nga A.B
"Erdhën për ndihmë, i priste TMERRI"/ Tragjedi në
Njerezit

YEMEN- Të paktën 85 njerëz u vranë në kryeqytetin e Jemenit, Sana’a. Qindra njerëz u mblodhën për të marrë donacione para një shkolle, thanë dëshmitarët dhe mediat, duke theksuar se 300 persona u plagosën.

Rrëmuja ndodhi ndërsa tregtarët po shpërndanin ndihma në para për popullatën në ditët e fundit të Ramazanit, tha Ministria e Brendshme e drejtuar nga Houthi. 

"Erdhën për ndihmë, i priste TMERRI"/ Tragjedi në

Sipas dëshmitarëve okularë, njerëzit prisnin donacione në shumën prej 5000 rialësh jemenas (rreth nëntë dollarë). Njerëzit u grumbulluan, disa prej tyre duke bërtitur për ndihmë ndërsa siguria përpiqet të kontrollojë grumbullimin. Dy tregtarë që organizuan shpërndarjen e ndihmave u arrestuan dhe nisi një hetim.

Dëshmitarët thanë se persona të armatosur qëlluan në ajër në një përpjekje për të kontrolluar turmën. Kjo shkaktoi panik dhe njerëzit filluan të iknin.

Në Jemen ka tetë vjet që po vazhdon një luftë civile, në të cilën dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur jetën, ekonomia është shkatërruar dhe miliona janë të uritur, sipas agjencisë britanike./Dosja.al

"Erdhën për ndihmë, i priste TMERRI"/ Tragjedi në

vrasje ne jemen

Sondazh

Poll