VIDEO / Interi-Milan në gjysmëfinalen e Champions League, Benfica merr një barazim statistikor!
ITALI - Në "San Siro" Interi pret të zyrtarizojë kualifikimin për në gjysmëfinale ndaj Benficës falë fitores 0-2 n&eum...
Haaland humbet pas 18 penalltive radhazi golin e nokautit. Por minutat që kalojnë mbeten në avantazh të Citizens, te cilët në pjesen e dytë shënojnë. Bayern barazoi 1-1 me penallti, por goli ishte thjeshte për statistikë

GJERMANI - Bayern Munichut e sheh veten akoma më larg gjysmëfinales së Champions League pas 45 minutave të para përballë Manchester City-t.
Atëherë kur duhet të reagonin bavarezët, rastin më të mirë për shënim e kanë djemtë e Guardiolës.
Në minutën e 37-të City përfiton një 11-metërsh, të cilin e merr përsipër i përhershmi Haaland. Dhe si rrallë herë super-goleadori norvegjez nuk ia del.
Pas 18 penalltish radhazi pa humbur asnjë, këtë herë nuk ia del sulmuesi i i City-t që gjithsesi nuk komplikon asgjë për momentin për kualifikimin duke qene se ne ndeshjen e parë kanë fituar me shifrat 3-0 në Angli.
Mjaftojnë pak minuta nga fillimi i pjesës së dytë dhe Haaland zhbllokoi sfidën dhe veten. Në minutën e 57-të ia del mbanë të shënojë për të fundosur ekipin e Tuchel dhe për të afruar akoma më tepër kualifikimin.
Goli i tij i 12-të në Champions League dhe i 48-ti në këtë sezon.
Në minutën e 63-të Bayerni bën lëvizjen e vetme që do të mbahet mend në këtë mbrëmje, dy lojarët që u grushtuan një javë më parë, pikërisht për humbjen e takimit 3-0 në Angli, zëvendësojnë njëri-tjetrin. Del Sane dhe futet Mane me një përplasje duarsh ndaj njëri-tjetrit.

Në mbyllje të ndeshjes, në minutën e 83-të Kimich arrin të shndërrojë në gol një 11-metërsh, duke çuar shifrat e ndeshjes në 1-1, por pak minuta kanë mbetur për të përmbysur shifrat e përgjithshme 4-1 të këtyre dy ndeshjeve.
Në gjysmëfinale Manchester City do të përballet me Real Madridin, një tjetër përballje mes dy skuadrave më të mëdha europiane që e shndërrojnë këtë gjysmëfinale në një finale tjetër të parakohshme të Champions League.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Në "San Siro" Interi pret të zyrtarizojë kualifikimin për në gjysmëfinale ndaj Benficës falë fitores 0-2 n&eum...
KROACI - Do të ishte e vështirë që në Kampionati Europian, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, mundja shqipta...
ITALI - Milani njoftoi këtë të mërkurë se ka arritur një marrëveshje me Olivier Giroud për të rinovuar kontrat&eu...
ANGLI - Michael Owen nuk e kupton pse Chelsea ka shpenzuar pothuajse 700 milionë euro në hapësirat e fundit të tregut dhe nuk ka nëns...
BRAZIL - Shtypi brazilian raporton se Marcinho, 26-vjeçari anësor i djathtë i América-MG, u dënua me tre vjet e gjysmë burg p&...
MAROK - Nëna e Achraf Hakimit ka shpjeguar në një deklaratë për shtypin maroken se pse të gjitha pasuritë dhe paratë e f...
ANGLI - “Daily Mail” avancon këtë të mërkurë, se disa lojtarëve të Chelseat mund t’i ulet paga me më s...
ITALI - Skuadra italiane kapërceu dyshimet në ndeshjen e parë dhe triumfoi ndaj Benficës, që nuk arriti të krijonte shanse fal&e...
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo nuk mundi të përtypë humbjen e skuadrës së tij Al-Nassr, kundër Al-Hilal me rezultatin 2...
GJERMANI - Skuadra bavareze po kalon një krizë futbolli dhe mbi të gjitha rezultate. Pas ardhjes së Tuchel, skuadra bavareze ësht...