Sport

ZYRTARE/ Rinovimi vjen pas triumfit të Milanit, Giroud do të vazhdojë si kuqezi…

Kohëzgjatja e kontratës së re, midis kuqezinjve dhe sulmuesit Olivier Giroud, nuk u zbulua.

19 Prill 2023, 19:31 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Rinovimi vjen pas triumfit të Milanit, Giroud do të

ITALI - Milani njoftoi këtë të mërkurë se ka arritur një marrëveshje me Olivier Giroud për të rinovuar kontratën, që skadon në fund të këtij sezoni. 

Megjithatë, kohëzgjatja e lidhjes së re nuk u zbulua. Gjithsesi, media italiane flet për një rinovim një-vjeçar, ku sulmuesi francez do të përfitojë 3.5 milionë në sezon.

Giroud, 36 vjeç, i cili ishte në qendër të vëmendjes kur shënoi golin kundër Napolit (1-1) që i dha Milanit kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League, mbërriti në Milano në vitin 2021, ka shënuar 27 gola në 76 ndeshje.

ZYRTARE/ Rinovimi vjen pas triumfit të Milanit, Giroud do të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll