Sport

Bayern Munich - Manchester City, përballje titanësh… Pep Guardiola lë pas të shkuarën

Bayern Munich dhe Manchester City përballen sot, më 25 prill, në orën 21:00 në Allianz Arena në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League.

19 Prill 2023, 17:28 Nga DOSJA
Bayern Munich - Manchester City, përballje titanësh… Pep

GJERMANI - Skuadra bavareze po kalon një krizë futbolli dhe mbi të gjitha rezultate.  Pas ardhjes së Tuchel, skuadra bavareze është larguar nga DFB Pokal, ka fituar minimalisht Freiburgun dhe ka humbur 0-3 në stadiumin Etihad në ndeshjen e pare çerekfinale të Champions League.

Nga ana e tij, Manchester City ka aktivizuar shpejtësinë e lundrimit drejt titujve. Pas humbjes nga RB Leizpig në fazën e 1/16-të, skuadra angleze fitoi 3-0 në shtëpi përballë skuadrës së Tuchel dhe futi një këmbë e gjysmë në turin tjetër të Champions League.

Ndeshja ëerekfinale e kthimit mes Bayern dhe Manchester City në Champions League do të luhet sot në Allianz Arena në orën 21:00.

Formacioni i mundshëm i Bayern Munich do të jetë: Sommer, Pavard, De Ligt, Upamecano, Davies, Kimmich, Goretzka, Musiala, Gnabry, Coman dhe Sané.

Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt, do të jetë: Ederson, Akanji, Stones, Rúben Dias, Aké, Rodri, Gündogan, De Bruyne, Bernardo Silva, Grealish dhe Haaland.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll