Sport

Michael Owen 've gishtin në plagë' te Chelsea: "Është një nga misteret më të mëdha të të gjitha kohërave"…

Ish-sulmuesi anglez analizon skuadrën e bluve dhe sezonin, pas humbje nga Real Madrid

19 Prill 2023, 19:10 Nga DOSJA

Michael Owen 've gishtin në plagë' te Chelsea:

ANGLI - Michael Owen nuk e kupton pse Chelsea ka shpenzuar pothuajse 700 milionë euro në hapësirat e fundit të tregut dhe nuk ka nënshkruar me një sulmues. 

“Është një nga misteret më të mëdha të të gjitha kohërave”, tha ish-sulmuesi anglez, duke folur për BT Sport, pas ndeshjes në të cilën blutë u eliminuan nga Champions League nga Real Madrid.

Michael Owen 've gishtin në plagë' te Chelsea:

"Si mund të shpenzoni kaq shumë para dhe të mos sillni një lojtar me ndikim në aspektin e golave? Ata duket se u mungojnë bluve përpara, ndaj nuk shënojnë",- shpjegoi Owen.

Ai shtoi: "Erling Haaland ka shënuar katër ose pesë gola më shumë se i gjithë ekipi i Chelseat këtë sezon. Është e pabesueshme që një ekip si Chelsea nuk ka dikë për të shënuar."

Chelsea ka shënuar 42 gola këtë sezon (30 në Premier League), ndërsa vetëm Halland ka 47, nga të cilët 32 janë shënuar në Premier League.

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll