Sport

Dënohet me burg futbollisti brazilian, pasi aksidentoi për vdekje dy mësues…

Marcinho do të kryejë tre vjet e gjysmë në burg të hapur…

19 Prill 2023, 18:54 Nga DOSJA
Dënohet me burg futbollisti brazilian, pasi aksidentoi për vdekje dy

BRAZIL - Shtypi brazilian raporton se Marcinho, 26-vjeçari anësor i djathtë i América-MG, u dënua me tre vjet e gjysmë burg për vrasjen e një çifti mësuesish. Ai do të kryejë dënimin në një regjim të hapur, me ofrimin e shërbimeve sociale.

Rasti ka ndodhur në dhjetor 2020, kur futbollisti përfaqësonte Botafogon. Lojtari i dehur ka përplasur dy personat, që kanë kaluar rrugën në një vend pa viza të bardha.

Sipas ekspertit, të cituar nga 'Globo Esporte', Marcinho po ngiste makinën në një zig-zag me një shpejtësi midis 86 km/h dhe 110 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 70 km/h.

Lojtari u largua pa i ndihmuar viktimat dhe makina u braktis rreth 600 metra larg vendit të ngjarjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll