Sport

Nëna shpjegon pse pasuria e Hakimit është në emrin e saj: “Kjo ishte mënyra e vetme për ta hequr qafe atë grua”...

Mbrojtësi maroken i PSG-së akuzohet për përdhunim dhe Hiba Abouk bëri kërkesë për divorc. Por kur bëri kërkesën për ndarjen e pasurisë, u befasua

19 Prill 2023, 18:47 Nga DOSJA
Nëna shpjegon pse pasuria e Hakimit është në emrin e saj:

MAROK - Nëna e Achraf Hakimit ka shpjeguar në një deklaratë për shtypin maroken se pse të gjitha pasuritë dhe paratë e futbollistit të PSG-së janë vendosur në emër të saj. 

Hiba Abouk, gruaja e mbrojtësit, bëri kërkesë për divorc, pasi lojtari u akuzua për përdhunim dhe pritej të kërkonte gjysmën e aseteve. Por në gjykatë ajo zbuloi se Hakimi në fakt nuk ka asgjë.

“Nëse djali im nuk do ta kishte bërë këtë, nuk do ta shpëtonte dot nga ajo grua”, ka shpjeguar nëna e tij, Saida Hakimi. Lojtari merr rreth 10 milionë euro në vit në PSG dhe, sipas shtypit francez, aktorja, e cila ka dy fëmijë me Hakimin, synonte të kërkonte gjysmën e pasurisë së saj.

Kujtohet se ndërkombëtari maroken po hetohet, pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 24-vjeçare në shtëpinë e tij në Paris në shkurt. Lojtari i ka mohuar akuzat dhe avokati i tij tha se gjithçka nuk është gjë tjetër veçse një “tentativë shantazhi”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll