Sport

VIDEO / Interi-Milan në gjysmëfinalen e Champions League, Benfica merr një barazim statistikor!

Ka përfunduar 3-3 takimi i dytë mes Interit dhe Benficës në "San Siro" që portugezëve nuk i vlejti aspak pas humbjes 2-0 në shtëpi që i dhanë mundësinë zikaltërve të kalojnë më tek me rezultatin e përgjithshëm 5-3.

19 Prill 2023, 21:55 Nga DOSJA

VIDEO / Interi-Milan në gjysmëfinalen e Champions League, Benfica merr

ITALI - Në "San Siro" Interi pret të zyrtarizojë kualifikimin për në gjysmëfinale ndaj Benficës falë fitores 0-2 në ndeshjen e parë.

Barrela hap serinë e golave në takimin e dytë, që në minutën e 14-të duke siguruar akoma më tepër kalimin e raundit.

Benfica e hedhur e gjitha në sulm, pasi nuk ka asgjë më për të humbur dhe në fund të pjesës së parë shpërblehet me golin e Aursens në minutën e 39-të.

Në barazim 1-1 shkuan skuadrat në dhomat e zhveshjes vendasit më të sigurtë për kalimin më tej. Ndërkohë për Benfikën bëhet gjithmonë e më e vështirë për të përmbysur shifrat e përgjitshme 1-3  bashkë me ndeshjen e parë.

Nuk ka histori më në San Siro. Interi ia del të kalojë në avatazh falë Lautaro Martinez duke çuar shifrat në 2-1.

Përfundon më shpejt se sa loja shpresa e Benficës. Në minutën e 78-të Correa shënon edhe golin e tretë për zikaltrit, duke mbyllur gjithçka.

Gjithsesi në minutën e 86-të nga një harkim nga goditja standarte, Benfica ngushton diferencën në 3-2 falë golit të Otamendit.

Ndërkohë që përpara vërshëllimës përfundimtare, Benfica barazon ndeshjen në 3-3, pas golit të Musa (90'+5), por që nuk vlen aspak ky rezultat.


Një barazim 3-3 thjesht për statistikë, pasi gjithçka sa i përket kualifikimit ka përfunduar me rezultatin 5-3. Në gjysmëfinalen e Champions League do të kemi derbin e Milanos, mes Milanit dhe Interit. Ndeshja e parë do të zhvillohet në datat 9/10 maj dhe e kthimit pas një jave më 16/17 maj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll