Bota

'Nëse do ekzistonin do ua kisha treguar...'/ Elon Musk: Nuk ka prova që alienët ekzistojnë! Kërcënimi i vërtetë është lindshmëria e ulët

Manjati i teknologjisë tha se nuk beson se qeveria po fsheh ekzistencën e qenieve jashtëtokësore nga publiku. 

19 Prill 2023, 13:40 Nga a.l
'Nëse do ekzistonin do ua kisha treguar...'/ Elon Musk: Nuk ka
Elon Musk

SHBA- Ceo i Twitter dhe themeluesi i SpaceX, Elon Musk është shprehur se alienaët nuk ekzistojnë dhe nëse ata do të ekzistonin ai nuk mund ta mbante sekret. Sipas tij nuk ka asnjë provë që të vërtetojë ekzistencën e tyre në univers. Ai tha se janë njerëzit janë këcënimi më i madh për ekzistencën e tyre dhe jo aleinët, pasi niveli i lindjeve në të gjithë globin është rritur, ndjeshëm. Muajin e kaluar, ai paralajmëroi se Italia nuk do të kishte njerëz pasi renditej si një nga nivelet më të ulëta të lindjeve në botë, shkruajnë mediat e huaja. 

Shumë njerëz më pyesin, e dini, ku janë alienët? Dhe mendoj se nëse dikush do të dinte për alienët në Tokë, ndoshta do të isha unë. Po, unë jam shumë i njohur me gjërat hapësinore. Dhe unë nuk kam parë asnjë provë të alienëve ... do t'i postoja menjëherë në Twitter”, tha Musk në një intervistë.

Manjati i teknologjisë tha se nuk beson se qeveria po fsheh ekzistencën e qenieve jashtëtokësore nga publiku. 

elon musk

Sondazh

Poll