Bota

'Që të mos ketë dilema...'/ Vuçiç: Serbia nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB

Ai përsëriti qëndrimin e Serbisë se nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

19 Prill 2023, 13:31 Nga a.l
'Që të mos ketë dilema...'/ Vuçiç: Serbia
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha sot pas një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billstrom, se kanë biseduar edhe për situatën në Kosovë. Ai përsëriti qëndrimin e Serbisë se nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB, shkruan Tanjug. 

“Kemi biseduar edhe për situatën në Kosovë dhe Metohi dhe e kam përsëritur, që të mos ketë dilema, qëndrimin e Serbisë se Serbia do të përmbushë atë që ka thënë se do të bëjë, por që nuk do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në agjencitë e specializuara dhe institucionet e OKB-së dhe se "i kam informuar qartë të gjithë ata që marrin pjesë në negociata dhe palën tjetër, dhe Borelj, Lajcak, Solac, Macron dhe Blinken dhe të gjithë në glob me të cilët kemi biseduar", tha Vuçiç. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç disa ditë më parë ka deklaruar se do të zbatojnë disa pjesë të marrëveshjes. Takimi i radhës në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit pritet të mbahet më 2 maj 2023. Kosova dhe Serbia janë dakorduar për propozimin e Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e aneks marrëveshjes. Ky takim që pritet të mbahet së shpejti mund të sjellë nënshkrimin për deklaratën për çështjen e personave të pagjetur.

aleksander vucic

Sondazh

Poll