Bota

Mund të jenë shqiptarë! Grabitje me armë në sallën e pokerit, 4 "maska" hynë dhe vodhën 50 mijë euro

Sipas ERT, katër grabitës me pistoleta në duar kanë hyrë në ambientin e përshtatur dhe pasi kanë rrëzuar punonjësin, kanë rrëmbyer rreth 50 mijë euro. 

19 Prill 2023, 10:38 Nga k.m.
Mund të jenë shqiptarë! Grabitje me armë në sallën
Foto ilustruese

GREQI- Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në një sallë pokeri në Menidi. Sipas ERT, katër grabitës me pistoleta në duar kanë hyrë në ambientin e përshtatur dhe pasi kanë rrëzuar punonjësin, kanë vjedhur rreth 50 mijë euro. 

Burime policore thonë se grabitësit flisnin një greqishte të thyer, gjë që nuk e përjashton faktin se mund të jenë edhe shqiptarë. Aktualisht Policia po punon për kapjen e katër grabitësve. Sipas informacioneve ata janë larguar me një makinë Toyota të zezë, e cila po kërkohet kudo. Po ashtu, ambienti ka kamera sigurie si brenda ashtu edhe jashtë, ndaj dhe po kontrollohen, për identifikimin e autorëve.

greqi

Sondazh

Poll