Bota

Turqia rrit fuqinë detare, Erdogan: Do të ndërtojmë aeroplanmbajtësen më të madhe

Ndër të tjera Erdogan deklaroi se anija “TCG Anadolu” do të ndërtohet së bashku me Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Anija Anadolu ka 1300 persona personel dhe do të dalë në Mesdhe për tu treguar fuqinë e turqve, sipas Erdogan.

19 Prill 2023, 10:15 Nga f.i
Turqia rrit fuqinë detare, Erdogan: Do të ndërtojmë
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është shprehur së fundmi se dëshira e tij është që të ndërtojë një aeroplanmbajtëse të madhe. Në një intervistë për mediat Erdogan u shpreh se ndërtimi i aeroplanmbajtëses është një mënyrë për të rritur fuqinë e Turqisë në det dhe të tregojë se ata janë pasardhës të denjë të Barbarossa.

Ndër të tjera Erdogan deklaroi se anija “TCG Anadolu” do të ndërtohet së bashku me Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Anija Anadolu ka 1300 persona personel dhe do të dalë në Mesdhe për tu treguar fuqinë e turqve, sipas Erdogan.

“Anija Anadolu ka 1300 personel, me këtë personel do të dalë në Mesdhe dhe do të tregojë fuqinë e turqve. Por kjo nuk mjafton. Unë kam bisedime me spanjollët, ju e dini se ne e ndërtuam këtë anije së bashku me spanjollët. Aeroplanmbajtësja më e madhe dhe nëndetëset pa pilot. Do të flas edhe me anglezët për të ndërtuar dyfish më shumë anije. Kjo do të thotë, ne do të zgjerojmë më shumë aeroplanmbajtësen tonë pasi duhet të rrisim fuqinë tonë në dete. Me ndihmën e Zotit, pasardhësit e Barbarossa-s do të tregojnë se janë pasardhës të denjë të Barbarossa-s”, ka thënë presidenti turk.

rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll