Aktualitet

Plagosi me thikë një person, arrestohet shqiptari në Greqi, dëshmia: Unë po tentoja t'i merrja telefonin, e keqja ndodhi

17-vjeçari shqiptar u arrestua në mesditë në shtëpinë e tij në Agios Panteleimonas ku u gjetën edhe rrobat e përgjakur që kishte veshur natën e sulmit.

19 Prill 2023, 07:42 Nga A.B

Plagosi me thikë një person, arrestohet shqiptari në Greqi,

TIRANË- Një shqiptar është arrestuar pasi ka plagosur me thikë një 18-vjeçarin mbrëmjen e së hënës në Akropolis, raporton 'Protothema.gr'.

17-vjeçari shqiptar u arrestua në mesditë në shtëpinë e tij në Agios Panteleimonas ku u gjetën edhe rrobat e përgjakur që kishte veshur natën e sulmit. Ai e ka pranuar aktin e tij dhe, siç tha, kur i është afruar viktimës dhe i ka kërkuar celularin që kishte në çantë dhe ka tentuar të ikte, 18-vjeçari i është ngatërruar në duar çanta dhe ndodhi e keqja. Ai goditi viktimën e tij me thikë në qafë dhe bark deri në pikën, siç konstatuan mjekët, eviscerimit , duke e çuar 18-vjeçarin në spital në gjendje kritike.

Autori, është nxënës i 3-të Liceut, me identitet grek dhe origjinë nga Shqipëria, ndërsa është fëmijë i një familjeje të varfër me nënë shtëpiake dhe baba që punon me kohë të pjesshme në ndërtim.

Autori i dytë, gjithashtu me origjinë shqiptare mohon përfshirjen e tij, me shpresën se shoku i arrestuar do t’i marrë të gjitha mbi vete dhe kështu do t’i shpëtojë paraburgimit./Dosja.al

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll