Sport

"Kjo tregon pasion", trajneri Frank Lampard mbron Todd Boehly për fjalimin në dhomën e zhveshjes së Chelsea… (video)

Todd Boehly, iu bashkuan edhe anëtarët e tjerë të bordit, Behdad Eghbali dhe Hansjörg Wyss, në dhomën e zhveshjes kur ai iu drejtua skuadrës, pasi Chelsea pësoi humbjen e tretë radhazi.

19 Prill 2023, 07:13 Nga DOSJA

"Kjo tregon pasion", trajneri Frank Lampard mbron Todd Boehly për

ANGLI - Frank Lampard ka mbrojtur pronarin e Chelseat, Todd Boehly, pasi ai u përpoq të zgjonte lojtarët më parë, duke mbajtur një fjalim në dhomën e zhveshjes pas humbjes nga Brighton.

Bashkëpronarit, iu bashkuan edhe anëtarët e tjerë të bordit, Behdad Eghbali dhe Hansjörg Wyss, kur ai iu drejtua skuadrës pasi Chelsea pësoi humbjen e tretë radhazi. Kepa zbuloi se Boehly shpesh viziton dhomën e zhveshjes së Chelseat pas ndeshjeve.

Kur u pyet nëse ishte i kënaqur me këtë, Lampard tha: "Nëse një pronar hyn dhe dëshiron të jetë pozitiv dhe dëshiron të flasë me lojtarët, atëherë mendoj se është absolutisht (prerogativa) e tij për ta bërë këtë", përpara se të shtonte se "kjo tregon pasion".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll